Vritet me kallashnikov lojtari francez

schedule23:10 - 10 Shtator, 2018

schedule 23:10 - 10 Shtator, 2018

Klubi francez i Saint Etienne ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të saj, William Gomis. Futbollisti 20-vjeçar u qëllua për vdekje në një komunë afër Toulon, ndërsa arsyet e vrasjes së tij mbeten të paqarta.

Policia franceze njoftoi se në vendngjarje gjeti 24 plumba, ndërkohë u konfirmua edhe vdekja e një 14-vjeçari.

Klubi francez i Saint Etienne shprehu keqardhje për vdekjen e ish0lojtarit të saj në një deklaratë, ku thuhej se Gomis ishte i vlerësuar nga të gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij në kohën kur luante aty./abcnews.al