Italia mbyllet për festën e Pashkëve, priten masa të reja anti-Covid

schedule10:31 - 12 Mars, 2021

schedule 10:31 - 12 Mars, 2021

Nga data 3 deri në 5 prill Italia do të jetë në izolim. Ky është vendimi i raportuar nga qeveria italiane pas takimit me rajonet dhe autoritet lokale.

Gjithashtu nga data 15 mars deri në 5 prill, pritet që të merren masa të reja anti-Covid, shkruajnë mediat italiane.

Lexo edhe: Pas vdekjes së dy personave, Italia pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza siguroi se vaksinat e përdorura janë të sigurta dhe efektive.

Sakaq situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet shqetësuese për shkak  të numrit ta lartë të rasteve me Covid-19. Gjithashtu numri i viktimave dita ditës ka qenë në rritje.

Lexo edhe: Mbi 25 mijë raste të reja në Itali, rritet numrin i viktimave

Ministria e Shëndetësisë në Itali vetëm ditën e djeshme raporti mbi 25 mijë persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 373 pacientë humbën jetën në 24 orë.

Ndërsa fushata e vaksinimit ka vijuar me ritme të larta, së fundmi autoritetet italiane njoftuan pezullimi e vaksinave nga AstraZeneca pas vdekjes së dy personave në Siçili të cilët ishin vaksinuar me doza të AstraZeneca.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!