Letra e KE për Teatrin/ Veliaj: Lajm i shkëlqyer, pengesat ranë

schedule14:07 - 10 Shtator, 2018

schedule 14:07 - 10 Shtator, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar letrën e KE për Teatrin e Ri Kombëtar. “Lajm i shkëlqyer, letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga Bashkimi Europian tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! “ shkruan kryebashkiaku Veliaj në twitter.

Kryetari i Bashkisë thotë se ligji nuk shkel MSA, ndërkohë që ka shanse për përmirësimin e tij.

“Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe ecim përpara!” mbyll postimin e tij në rrjetin social kryetari i Bashkisë së Tiranës./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!