Pulisic në hije, Chelsea kërkon ta zëvendësojë me yllin e Bayern Munich

schedule17:37 - 11 Mars, 2021

schedule 17:37 - 11 Mars, 2021

Sulmuesi i Bayern Munchen, Kingsley Coman, mund të largohet nga bavarezët në fund të sezonit. Është vetë lojtari që e ka shprehur se dëshiron që një ditë të luajë në Premier League dhe situatën e tij po e monitoron Chelsea.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, londinezët e konsiderojnë francezin zëvendësuesin ideal të Christian Pulisic. Ky i fundit vazhdon të vuajë tek Chelsea edhe nën drejtimin e Thomas Tuchel e si pasojë zërat për një largim të mundshëm janë shtuar shumë ditët e fundit.

 

Ndërkohë, Coman është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2023 dhe vlera e kartonit të tij është diku te 55 milion euro. 24-vjeçari po shkëlqen në Bundesliga, ku deri më tani numëron 19 ndeshje e ka shënuar 3 gola e 10 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!