Greqia nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës. Pasditen e sotme një tërmet me madhësi 4.0 u regjistrua në Elassona, 16 kilometra në jugperëndim të rajonit.
Banorët ende janë të frikësuar nga lëkundjet e forta të disa ditëve më parë në prefekturën e Larissa, në fshatrat Elassona dhe Tyrnavos.
Për shkak të tërmeteve shumë shtëpi u dëmtuan rënd. Ndërkaq, lëkundjet sizmike vazhdojnë në zonë, një javë pas tërmetit të fuqishëm prej 6 Rihter. g.v/abcnews.al