Misioni në Mars, NASA publikon pamje të reja nga “planeti i kuq”

schedule18:55 - 10 Mars, 2021

schedule 18:55 - 10 Mars, 2021

Roveri robotik “Perseverance”, i cilësuar si “Këmbëngulja” i Agjencisë Hapësinore Amerikane ( NASA) vazhdon eksplorimin  në Mars.

Sonda preku planetin e kuq më 18 shkurt. Sipas një postimi të në llogarinë e mediave sociale të NASA -s, të mërkurën pasdite, rover robotik do të vazhdojë eksplorimin e tij derisa të gjejë një pikë ku do të ndalet në rast se zona është e certifikuar si zona kërkimore që ata kanë zgjedhur shkencëtarët.

Sipas NASA, rover robotik ka udhëtuar 70 metra, ndërsa më 6 mars lëvizi 6.5 metra. NASA ka publikuar gjithashtu ​​foto të reja nga lëvizja e sondës.

“Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike. Roveri është i pajisur me  25 kamera.

Për momentin, shkencëtarët e NASA – s po studiojnë të dhënat e disponueshme për zonën përreth, në mënyrë që të vendosin se cila do të jetë rruga më e mirë për roverin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!