Studimi i ri: Varianti britanik i Covid është 30-100% më vdekjeprurës

schedule17:18 - 10 Mars, 2021

schedule 17:18 - 10 Mars, 2021

Mutacioni britanik i koronavirusit, i cili është përhapur në të gjithë botën që nga shtatori, kur u zbulua, konsiderohet të jetë më vdekjeprurës nga 30% në 100% . Sipas studiuesve, varianti i koronavirusit  B.1.1.7 është shumë ngjitës, ndërsa ka nivele më të larta të vdekshmërisë.

Në një studim që krahason shkallën e vdekshmërisë në Britani midis njerëzve që ishin të ekspozuar ndaj mutacionit britanik dhe atyre që ishin infektuar nga variante të tjera, shkencëtarët zbuluan se lloji i ri karakterizohej nga vdekshmëri dukshëm më e lartë.

Varianti B.1.1.7 u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende, përcjell abcnews.al.

Varianti britanik tregon 23 mutacione në kodin gjenetik të virusit, një numër relativisht i madh mutacionesh dhe disa prej tyre ishin shumë më ngjitëse. Shkencëtarët britanikë besojnë se është 40% deri 70% më ngjitës sesa variantet e tjera dominuese të koronavirusit deri më tani.

Në studimin britanik botuar sot në “British Medical Journal”, tregon se infeksioni me variantin e ri rezultoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve Covid-19, krahasuar me 141 vdekje në të njëjtin mostër të pacientëve të infektuar me variante të tjera.

“Kombinuar me aftësinë e tij për të transmetuar me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht ,” tha Robert Chalen, studiues i Universitetit Exeter i cili mori pjesë në hulumtim. g.v/abcnews.al