U luajtën sot tre ndeshje të javës së 24-t të IPKO Superligës së Kosovës. Llapi dhe Drenica dhuruan një ndeshje shumë të bukur, teksa në fund e mbyllën në barazim 3-3.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa në të dytën skuadra e Devollit e dërgoi rezultatin 1-3 dhe u barazua në minutat 83 dhe 88 nga Llapi. Dy nga golat e Drenicës u shënua nga Dionis Cikani, talent i huazuar nga Partizani dhe ish-laçjani Eglentin Gjoni.
Në të njëjtën kohë u luajt edhe Trepça ’89-Feronikeli. Kjo ndeshje qe e vakët dhe u mbyll me shifrat 0-0. Ndërkohë Prishtina vazhdon të fitojë dhe të qëndrojë në valle për titullin kampion.
Skuadra kryeqytetase triumfoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Besës së Pejës, duke marrë kreun e renditjes me po aq pikë sa Drita, por me një ndeshje më shumë. /abcnews.al
Superliga e Kosovës, Java 24
Trepça ’89-Feronikeli 0-0
Drita-Besa 5-1
Shënues: Abazi 14’, Krasniqi 20’, Kryeziu 28’, Mankenda 69’, Prapashtica 83’/ Sheqerolli 48’
Llapi-Drenica 3-3
Shënues: Ramadani 25’, Hoti 83’, Januzi 88’/ Gjoni 45+3’, Uka 56’, Cikani 75’