Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një sërë takimesh me kandidatët për deputetë në Elbasan. Më herët gjatë ditës së sotme ajo u takua me drejtuesin politik të PS në këtë qark Taulant Ballën, e më tej takoi edhe drejtuesin politik të PD-së, Gazmend Bardhin, ndërkohë tani është ulur me Monika Kryemadhin.
Mësohet se diplomatja amerikane do të takojë edhe Rudina Hjadarin, që kandidon në emër të Nismës Thurje.
Qëllimi i takimeve me kryesuesit e listave në Elbasan lidhet me profilin që ka ky qytet ku edhe pritet të jetë një ndër përballjet me të forta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Po ashtu, ka të dhëna që forcat politike janë pozicionuar përballë edhe duke marrë pas vetes grupe kriminale në qytet, gjë për të cilën sot ata janë duke marrë porositë e fundit.
Gjatë hyrjes në takim, Monika Kryemadhi shkembeu batuta me gazetarin e ABC, Aldo Kozarja pasi u çudit nga prezenca e madhe e medias në hyrje të godinës. Kryemadhi tha se bëhej fjalë thjesht për një kafe shlodhëse.
sb/abcnews.al/