Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Fishekzjarre dhe zhurmë në hotelin e Barçës, hakmerren ultrasit e PSG

schedule11:16 - 10 Mars, 2021

schedule 11:16 - 10 Mars, 2021

Sot në “Parc de Princes” luhet PSG-Barcelona, ndeshja më e fortë në mbrëmjen e sotme në Chaqmpions Legaue. Skuadra katalanase ka mbërritur në Francë që dje, teksa e kanë kaluar natën në një nga hotelet lukzose pranë kullës Eiffel.

Megjithëse mes luksit, nata e yjeve të Barcelonës nuk ka qenë edhe aq e qetë. Ultrasit e PSG, që kanë qenë aktivë gjatë gjithë javës në mbështetje të skuadrës së tyre, janë kujdesur, që lojtarët e Barçës të mos e bëjnë gjumin e qetë.

Ata kanë ndezur fishekzjarrë gjigante me shumë zhurmë rreth orës 4:00 të mëngjesit. Ky gjest vlen edhe si hakmarrje sepse të njëjtën gjë e bënë edhe tifozët e Barcelonës në ndeshjen e parë të luajtur në Katalunjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!