Rama reagoi ashpër ndaj vaksinës ruse, Dasho: Delintantesk, e keqja fillon se është ulur numri i testeve

schedule08:50 - 10 Mars, 2021

schedule 08:50 - 10 Mars, 2021

Ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” është diskutuar lidhur me vaksinën ruse “Sputnik V”, që do të prodhojë Italia.

Si rrjedhojë, gazetari Enkel Demi ka kujtuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili para disa javësh e ka konsideruar provokim postimin e ambasadës së Rusisë në Tiranë, ku thuhej se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik V” në Shqipëri.

Nga ana tjetër në një lidhje me “Skype”, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka deklaruar se problemi në Shqipëri është se e keqja nuk fillon te vaksina, por se po ulet numri i testeve.

Sipas Dashos, vendi jonë nuk ka kapacitet për të vlerësuar vaksinën.

“Në radhë të parë nuk është puna vetëm te vaksina, është elementi i fundit por jo më pak i rëndësishëm. Por në këto kushte vaksina është e vetmja shpresë për të shpëtuar nga virusi.

Por në Shqipëri e keqja nuk ka filluar te vaksina. Ajo që kam vënë re është se është ulur numri i testeve nga katër mijë teste, sot bëhen tre mijë teste.

Te vaksina ruse unë kam një mendim pak të ndryshëm. Unë i bashkohem ndaj asaj që t’i thua se kryeministrit i pëlqen të jetë delintantesk. Por kur vijmë te vaksina ruse duhet të kemi një element shumë të rëndësishëm, që ne nuk e kemi. Kapacitet tona janë të pakta, ne nuk kemi ekspertë që të vlerësojnë këto vaksina. Ne nuk kemi kushtet dhe nuk duhet t’i besojmë Qendrës sonë të Barnave”, tha ai./abcnews.al