“Ndihem një dështake”, Kim Kardashian shpërthen në lot pas ndarjes nga Kanye West

schedule20:56 - 9 Mars, 2021

schedule 20:56 - 9 Mars, 2021

Kim Kardashian ka qenë kryefjala e mediave botërore pas lajmit se po divorcohet nga Kanye West. Dyshja hollivudiane raportohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 6 vitesh martesë. Mesa duket divorci i tyre do të diskutohet dhe në sezonin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një pjesë të shkëputur nga shfaqja, shihet Kim e cila shpërthen në lot duke u shprehur se ndihet një dështake. Megjithëse nuk shpjegohet se çfarë e përloti Kim-in, besohet se arsyeja ka të bëjë me ndarjen duke qenë se episodi vjen në një kohë kur është konfirmuar dhe divorci i bujshëm.

Kim Kardashian dhe Kanye West në 2019 u takuan gala

Kim bëri zyrtarisht kërkesë për divorc në fund të Shkurtit dhe në dokumente theksohet se arsyeja e ndarjes kanë qenë “diferencat e papajtueshme”. Kardashian dhe reperi ndajnë katër fëmijë, North, Chicago, Saint dhe Psalmin. /abcnews.al

Kim Kardashian Sets the Record Straight on the Rumored Inspiration Behind Baby No. 3's Name | kare11.com

A timeline of Kim Kardashian and Kanye West's relationship | The Independent

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!