“Filozofia e xhaketave të vjetra”, Malaj në ABC: Dy kushtet që i janë vënë mazhorancës

schedule12:49 - 9 Mars, 2021

schedule 12:49 - 9 Mars, 2021

“Zgjedhjet e 25 prillit janë një mundësi për të hapur derën që vetë kemi mbyllur drejt BE-së”, kështu u shpreh Arben Malaj në një intervistë në “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Ndërsa foli për listat e partive politike dhe kandidatët, politikani Arben Malaj theksoi se sfidat e kandidatëve janë të rëndësishme. Për vendosjen e disa emrave të rëndësishëm të politikës në zona jo të sigurta, ai tha se ky është një vendim që i takon vetë figurave politike që e kanë pranuar këtë përgjegjësi.

Gjithashtu Malaj tha se dy kushtet që i janë vënë mazhorancës janë shkëputja përfundimtare nga krimi dhe mos-vjedhja e votës: “Dy kushtet që i janë vënë mazhorancës janë ndarja përfundimtare me krimin dhe mos-vjedhja e votave”, u shpreh ai.

Më tej Malaj tha se largimi i Ditmir Bushatit, sipas tij ishte një provë hakmarrjeje personale.

“Është një vendim që kandidatët e kanë pranuar në shenjë të përgjegjësisë së tyre, dhe nuk mund t’i paragjykoj për vendimet që kanë pranuar për listat ku janë caktuar. Por largimi i Ditmir Bushatit është provë e keqe e hakmarrjeve personale. Ai është një nga ministrat që krijoi një profil atdhetari dhe duhet ndoshta duhet të ishte një nga shqiptarët që duhej të promovohej në institucionet ndërkombëtare”, tha Malaj.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të patolerueshme, u shpreh ai ndërsa vlerësoi Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin si dy zëra të fortë mbi të drejtat e grave.

Më tej ai shtoi: PS ka qenë një parti e hapur. Ndryshimin nuk e bëjnë numrat, por përzgjedhja e kujdesshme që asnjë individ të mos ketë lidhje me krimin. Dy kushte që i janë vënë mazhorancës janë ndarja përfundimtare me krimin dhe mos-vjedhja e votave. PS nuk duhet të ishte preferencë individuale apo në shërbim të disa oligarkëve që i rëndojnë jo vetëm socialistëve të zhgënjyer, por edhe të gjithë shqiptarëve. Unë nuk paragjykoj asnjë nga të rinjtë e përzgjedhur, por testi i tyre do të bazohet tek kriteret.

I pyetur për dy nga emrat që krijuan debat së fundmi pas përfshirjes në politikë, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo ai tha se ka qëndrim pozitiv dhe se është kundër personave që i kanë quajtur këto figura një “makiazh politik”.

“Kam shprehur mendimin pozitiv dhe jam kundër atyre që këto dy personalitete janë thjesht për makiazh politik. Besoj shumë tek dinjiteti dhe integriteti i zonjës Bozo”, u shpreh ai.

Sa i përket opozitës Malaj tha se kontributi pozitiv i saj ishte përkushtimi në dekriminalizimin e vendit i cili fillimisht sipas tij u ngrit nga zonja Topalli dhe më pas u ndoq gradualisht.

/abcnews.al/