Dashi
Vëmendja juaj do të jetë e përqendruar në çështje që kanë lidhje me punën dhe shkollën. Do të shfaqni interes të madh për çdo gjë që do ta shikoni sadopak të leverdishme dhe në të njëjtën kohë do të bëni të pamundurën të nxirrni përfitime nga ajo. Ka për ë qenë një ditë e qetë në përgjithësi.
Demi
Gjatë kësaj dite do të gjendeni në një situatë të vështirë ose dot ë zhgënjeheni nga disa persona që ju i keni konsideruar si miqtë tuaj më të afërt. Mund të keni probleme edhe me familjarët, por të jeni të sigurt se jo përherë është gabimi i të tjerëve dhe janë të tjerët që ju lënë në baltë. Bëni mirë të dëgjoni edhe mendimet që nuk përputhen me tuajat, pasi në fund të ditës janë ata persona që ju qëndrojnë afër, ata që ju gjenden gjithmonë në momentet më të vështira.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do të duhet të tregoni me vendosmëri se cilat janë principet tuaja dhe ato pika në të cilat nuk jeni aspak i predispozuar për të bërë kompromis. Situatat nga të cilat do të rrethoheni do të jenë disa kritike. Mund të keni probleme të rëndësishme me financat si dhe pakënaqësi me partnerët në punë apo në jetën personale.
Gaforrja
Do të shfaqni probleme në mënyrën e të komunikuarit dhe të të sjellurit me personat që ju rrethojnë. Bëni mirë të mos i nënvlerësoni të tjerët dhe në të njëjtën kohë të mos tregoheni të paedukatë. Nuk do të jetë koha më e mirë e mundshme për të mësuar gjëra të reja apo për tu adaptuar me disa praktika që të tjerët do të duan t’jua imponojnë.
Luani
Fati i mirë nuk do të largohet tërësisht nga ju gjatë kësaj dite. Në një mënyrë apo në një tjetër ju do të dini të merrni atë që kërkoni. Gjithsesi, pakënaqësitë edhe gjatë kësaj dite do të jenë të mëdha. Ato që keni planifikuar për sot nuk do të realizohen.
Virgjëresha
Kjo do të jetë një ditë me të vërtetë shumë intensive dhe e mbushur me aktivitete. Gjërat do të vështirësohen nëse ju nuk tregoheni sistematikë, të përqendruar, me energji, të gatshëm për të bashkëvepruar dhe të aftë për të mbrojtur interesat tuaja. Bëni mirë të tregoni respekt ndaj të tjerëve.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do të duhet të zgjidhni disa punë shumë të rëndësishme të cilat nuk mund ti neglizhoni dhe ti lini për më vonë. Mundohuni të mbani distancë nga personat me të cilët do të bashkëveproni, pasi në të kundërt jo çdo gjë do të shkojë siç duhet. Tregohuni të respektueshëm dhe bëni kujdes se si silleni.
Akrepi
Me shumë mundësi gjatë kësaj dite do të pësoni disa humbje materiale. Me shumë mundësi do të mund të realizoni disa nga objektivat tuaja por në të njëjtën kohë mund të bini pre e hakmarrjes së disa personave, të cilëve iu keni hyrë në hak në të kaluarën. Në çdo situatë tregohuni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për atë që do të thoni.
Shigjetari
Marrëdhënia me familjarët do të jetë disi e tensionuar dhe njëkohësisht shumë formale. Një konflikt i mundshëm mund të jetë arsyeja e ftohjes mes jush. Mundohuni tu jepni përgjigje disa pyetjeve dhe reflektoni në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi.
Bricjapi
Duhet të gjeni një rrugë të mesme mes dëshirave tuaja, mënyrës se si reagoni kur ju propozojnë diçka dhe pozitës së punës dhe asaj në shoqëri. Bëni mirë të tregoheni më fleksibël dhe të kuptueshëm, nëse dëshironi të mos keni konflikte. Dialogu do të jetë një pikë kyçe për mbarëvajtjen e marrëdhënieve me të tjerët.
Ujori
Dita do të jetë e mbushur me zhgënjime të shumta në fushën e dashurisë. Nuk ka për të qenë një ditë e mirë për romancë dhe argëtim. Nëse do të keni disa ide romantike, bëni mirë ti ruani ato për më vonë. Komunikoni me partnerin dhe zgjidhni disa prej problemeve që ju shqetësojnë prej kohësh.
Peshqit
Sot do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të marrë disa vendime drastike, të cilat do të ndikojnë së tepërmi në mënyrën tuaj të të jetuarit. Me shumë gjasa do të keni probleme thelbësore me partnerin për shkak se nuk do të ndani mendime të njëjta në lidhje me një çështje delikate. Sot është dita të vendosni pa kompromise./abcnews.al