Kryeministri Edi Rama deklaroi se në krye të listave të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit do të qëndrojnë të rinjtë, vajzat dhe gratë. Rama u shpreh se nuk ka kuptim që udhëheqja të qëndrojnë në krye të listës.
“Çfarë është e imja në këtë. E kam parë që është thënë nga ju. Ka të bëjë me propozimin që këtë herë koncepti tradicional në lista është i pakuptimtë. Është e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye të listës.
Vendet e para të listave janë një pasqyrë ku mund të shohësh një pjesë jo të vogël të kredos, materialit që ka skuadra.
Vendet e para të listave janë të rëndësishme për të prezantuar një pozicion në raport me publikun. Vendet e para në çdo listë i është lënë të rinjve, grave, vajzave. Që janë aktorë të rëndësishëm të procesit tonë. Fuqizimi I mëtejshëm I grave dhe vajzave është konstate e vizionit tonë”, tha Rama./mv.abcnews.al