“I thuaj që më mungon”, dedikimi i Morena Tarakut për të ëmën e ndjerë është kaq emocionues

schedule12:22 - 8 Mars, 2021

schedule 12:22 - 8 Mars, 2021

Nëna e Morena Tarakut është ndarë nga jeta shumë vite më parë. Taraku e mban gjallë kujtimin e saj nëpërmjet kujtimeve dhe dedikimeve speciale që bën për të ndjerën. Ashtu sikurse dhe sot, në këtë 8 Mars, ajo ka shkruar disa fjalë prekëse ku shprehet se e ndjen jashtëzakonisht shumë mungesën e saj.

Teksa ka ndarë një imazh të qiellit, Morena ndër të tjera uron të gjitha gratë në këtë ditë të rëndësishme për ta. “Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua.

Vendosi në krahët e nënës time dhe thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mngon. Urime dita e nënave.”, shprehet Taraku, postim të cilin e ka shoqëruar emojin nënë e bijë të përqafuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!