Teatri i ri, Veliaj: Proces transparent, draft i dakordësuar me BE

schedule17:02 - 7 Shtator, 2018

schedule 17:02 - 7 Shtator, 2018

Tirana do të ketë një Teatër të Ri, siç e do shumica e qytetarëve. Deklarata vjen nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sipas të cilit drafti është dakordësuar me BE-në.

Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet sipas një drafti të dakordësuar me BE , mbështetur mbi një proces transparent. Deklarata vjen nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas inpektimit të punimeve per rikonstruksionin e shkolle se  mesme “Andon Zako Çajupi”.

“Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”, deklaroi Veliaj.

Sa i perket punimeve po realizohen për rikonstruksionin e shkollës kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë miradministrimit të buxhetit, ky është investimi më i madh që nga ndërtimi i saj .

 “Shkolla është ndërtuar nga e para, i kemi shtuar disa pjesë, të cilat na kanë dhënë 9 klasa të reja, duke mënjanuar sot e mot klasat me dy turne. I kemi shtuar një palestër të re dhe sigurisht, edhe terrenet sportive dhe laboratorët. Ndaj, më vjen mirë që edhe një tjetër shkollë shpëton nga makthi, stresi dhe ngarkesa e klasave me dy turne, madje ka edhe hapësirë që të akomodojë rritjen demografike të zonës në të ardhmen”.

Ndërtimi i shkollave të reja dhe krijimi i hapësirave të reja në shkollat ekzistuese sipas kryetarit të bashkisë ka krijuar mundësi për uljen e numrit të nxënësve nëpër klasa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!