Transgjinori në qeli me femrat, sulmon seksualisht të burgosurat

schedule23:12 - 7 Shtator, 2018

schedule 23:12 - 7 Shtator, 2018

Një transgjinor i burgosur për përdhunimin e një gruaje, pasi u vendos në qelinë e femrave, sulmoi seksualisht katër të burgosura të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku 51 vjeçari, i njohur pas tranzicionit gjinor si Karen White, u dërgua në burgun e femrave pavarësisht se ishte i dënuar për përdhunim dhe pedofili. Të gjitha akuzat e mëparshme janë bërë kur personi në fjalë ishte para tranzicionit.

White nuk e kishte kryer ende operacionin e ndryshimit të gjinisë kur u vendos në këtë burg. Ky rast mund të çojë në ndryshimin e rregullave të sigurisë në burgimin e personave trans. Në akuzat e para White është shprehur se ato ishin shpifje sepse ai nuk tërhiqej nga femrat dhe se vuante nga mosereksioni. Por këto pretendime ranë poshtë pas provave të reja dhe akuzave të kryerjes së veprimeve të papërshtatshme edhe më një të mitur.

Gjithashtu White është akuzuar dhe për një goditje me thikë ndaj fqinjit të tij. Pasi pranoi sulmin e bërë ai u transferua në burgun e meshkujve ku pritet dënimi i ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!