Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka komentuar tërheqjen nga lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, të Vasilika Hysit dhe Besnik Bares.
Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ka qenë i lumtur se ka punuar me ta në opozitë dhe pushtet.
Braçe thekson se kanë qenë edhe më të bashkuar kur kanë humbur si shokë dhe si kolegë.
Postimi i plotë:
Dy miq, dy shoke, dy kolege, dy socialiste,te drejte, te ndershem, te pakorruptueshem!
Kam qene i lumtur qe kam luftuar me ta,
ne opozite me se shumti, kam punuar me ta ne opozite e pushtet;
Kam qene i lumtur qe kemi fituar bashke, kemi qene edhe me te bashkuar kur kemi humbur si shoke, si miq, si kolege!
Me fat qe kam patur nje sup ku te mbeshtetesha fare i ri me profesor Besnikun dhe me ndryshe, vecanerisht ne aspektin profesional me profesoreshe Vasiliken.
I lumtur qe ndava nje pjese te jetes sime me te dy!/abcnews.al
View this post on Instagram