Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me drogë.
Policia bën me dije se lënda narkotike është gjetur në banesën e shtetasit A.B, në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe sekuestruar 33 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 6 telefona celular.
Njoftimi i plotë:
Pesë shtetas janë arrestuar nga policia e Elbasanit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, policia zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Skënderbegas ”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.
Gjatë kontrolli në banesën e shtetasit A.B policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar.
Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim../abcnews.al