Vaksina Johnson & Johnson, e cila administrohet vetëm me një dozë të vetme COVID-19 është autorizuar nga Health Canada, duke e bërë atë vaksinën e katërt që miratohet në vend.
Health Canada tani është rregullatori i parë i madh që ka miratuar katër vaksina të ndryshme COVID-19 për përdorim, tha këshilltari kryesor mjekësor në Health Canada Dr. Supriya Sharma gjatë një konferencë për shtyp.
Autorizimi bazohet në rishikimin e të dhënave shkencore për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë”, tha Sharma. Sipas Sharma, vaksina është 66% efikase në nivel global dhe 72% në SHBA. Vaksina do të përdoret për personat mbi 18 vjeç.
Një përparësi e rëndësishme logjistike, kjo vaksinë mund të ruhet në temperature frigoriferi (2 gradë deri në 8 gradë Celcius) për deri në tre muaj./abcnews.al