Pritet që Belgjika të lehtësojë masat shtrënguese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të paktën deri në 1 maj.
Kryeministri belg Alexander De Croo, tha situata ende mbetet shumë delikate dhe për këtë arsye qytetarët duhet të tregohen vigjilentë, pavarësisht dritës jeshile për lehtësim të masave të Covid.
“Situata mbetet delikate. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur situatën në kontroll. Qeveria vendosi që nga e hëna, nga katër persona tani mund të lejohen 10 persona në një ambient të jashtëm, ndërsa studentët e Universiteteve 20% të leksioneve mund t’i ndjekin në auditor.
Nga 1 prilli belgët do të mund të shijojnë sportet, por në rast se do të kemi rritje të rasteve situata epidemiologjike dhe masat do të rishikohen.
Rregullat e distancimit shoqëror, mbajtja e maskës mbeten ende në fuqi, ndërsa fushata e procesit të vaksinimit është duke u përshpejtuar. I vetmi plan i daljes nga pandemia është vaksinimi”, tha më tej De Cro.
/abcnews.al/