Aty ku e mbylli shkurti, muaji mars ka nisur me një ritëm të frikshëm të bilancit nga koronavirusi. Në 5 ditët e para të muajit janë shënuar 99 viktima nga COVID-19, mes tyre edhe një 27-vjeçare nga Berati.
Numrat e fataliteteve janë mes 19-21 viktima, mjaft të larta. Sa i përket infektimeve numrat janë poshtë një mijë. Në total në 5 ditë janë infektuar 4246 qytetarë në të gjithë vendin nga tamponët që janë bërë, por që janë poshtë 4 mijë testime për 24 orë.
Edhe spitalet janë mbushur, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Megjithatë pavarësisht kësaj masat anti-covid nuk ndryshuan.
5 ditët e para të marsit
1 mars- 2714 testime, 764 raste të reja dhe 20 humbje jete
2 mars- 3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
3 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
4 mars-3149 testime, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete
5 mars-3268 testime, 847 raste të reja dhe 20 humbje jete
db/ Abcnews.al