Kim: Nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë rregullat, SHBA do të punojë me Shqipërinë

schedule18:41 - 5 Mars, 2021

schedule 18:41 - 5 Mars, 2021

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se SHBA  do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat e vendit.

Gjithashtu Kim shkruan se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar, ndërsa shton se nuk mund të thyhen rregullat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu siç duhet të jetë.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social “Twitter”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!