Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega kërkon korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.
Në një postim në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” shkruan Lega.
‼️??CORRECTION
The EP press release on the EP #Albania report states that we support the convening of the first IGC, and the start of accession negotiations without further delay. BUT forgets to mention “…following the complete fulfilment of conditions set by the @EUCouncil“— David Lega (@DavidLega) March 5, 2021