Mjeku: Pfizer e Moderna më efikase ndaj Covid 19, vaksinimi është kthyer në politikë

schedule13:58 - 5 Mars, 2021

schedule 13:58 - 5 Mars, 2021

Eksperti virolog Diovax shqiptar në SHBA Dr. Arban Domi këtë të premte  në një intervistë për ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi ka folur në lidhje me efikasitetin e Pfizer dhe të Moderna.

Mjeku është shprehur se të dy vaksinat janë provuar për efikasitetin e tyre në mbrojtjen ndaj Covid 19 ndërkohë që është shprehur se dhe me vaksinën e ruse mund të ndodh një gjë e tillë.

Sipas tij në momentin që agjensia EMA do të marrë në shqyrtim efikasitetin e vaksinës ruse pritet që ajo ta fusë në përdorim të gjerë për vendet evropiane.

“Pfizer dhe Moderna janë dhe dy vaksinat më efikase. Dua të bëj një dallim mes vaksinave efikase. Vaksinën ruse dhe kineze shumë ekspertë nuk kanë pasur mundësinë për të parë rezultatet fikse. Pasi dy kompanitë përkatëse të analizojnë këto të dhëna atëherë është mirë përdorimi I tyre. Vaksina kineze që është një virus i inaktivuar duhet të jetë shumë efikase por problem i këtyre vaksinave janë problemet e sigurisë.

E rëndësishme është kushtet në të cilën prodhohen vaksinat . Kina dhe Rusia në dijeninë time nuk kanë kompani të certifikuara për prodhimin e vaksinave. Shumë vende të Evropës pritet që të përdorin vaksinën ruse duke bërë që duke marrë patentën ruse vaksina të prodhohet në komunitetin evropian, siç po ndodh dhe me vaksinën e Pfizerit dhe të AstraZenecas që po prodhohet në fabrika të ndryshme.

Vaksinat që po prodhohen është e vështirë të pranohet se ndikojnë në shfaqjen e kancerit, por në pak muaj apo javë do të dalë dhe një përgjigje në lidhje me efektet e tyre anësore. Pfizer dhe moderna e kanë në lartësinë më të mundshme efikasitetin dhe kjo duket dhe në rezultatet e tyre në lidhje me variantet e reja po punohet që vaksinat të përmirësohen herë pas herë dhe për një periudhë kohore do të prodhohet një tjetër vaksinë që do të fokusohet te variantet e reja”, ka thënë mjeku.

Ndër të tjera ai është shprehur se variant britanik vërtet përhapet me shpejtësi por nuk shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes.

Gjithashtu mjeku është shprehur se fushata e  vaksinimit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën është kthyer në një element politik

Një variant është ai britanik që është më infektues por nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe mutacioni më serioz ai 484 që ul efikasitetin e vaksinave që janë në treg, në të ardhmen shpresoj mos të kemi viruse të tilla por që dhe mund të ndodhë dhe nëse do të ketë apo jo variante të tjera është e vështirë të themi, pasi për aq kohë sa ai të ketë një balancë me organizmin dhe të balancojë vetveten do të krijojë variante të reja.  Kur sasia e virusit është më e lartë dhe bëhet baze infeksioni

Mendimi im është që vaksinat mos të kombinohen pasi ato janë përgatitur në kushte optimale nga prodhuese. Nëse ndodh një gjë e tillë efikasiteti I tyre nuk do të jetë optimal/ ndërkohë meqë po flasim për vaksinimin në Shqipëri me të gjithë vështirësitë në Shqipëri vaksinimi po kryhet jo në mënyrë të drejtë pasi plani I vaksinimit po ndryshohet përditë dhe mjekët fatkeqësisht akoma nuk janë vaksinuar. Vaksinimi në mbarë botën është kthyer në një element politik”, ka thënë Domi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!