Vdekja e të fejuarit të saj, pak ditë para dasmës së tyre, nuk e ka penguar një vajzë filipinase për t’u martuar me të.
Më 1 shtator, Zyrine Delmendo, 19 vjeçarja nga Cauayan në provincën Isabela, në Filipine ka lidhur kurorë me burrin e saj të ardhshëm, Jake Anthony Macadangdang, para se ai të varrosej.
Në ceremoni ishin të pranishëm të afërmit dhe miqtë e dy të rinjve. Sipas mediave filipinase, familja e vajzës mbështeti vendimin e saj për t’u martuar, pavarësisht se i dashuri i saj kishte humbur jetën në një aksident.
Të dy të rinjtë ëndërronin të martoheshin dhe të jetonin jashtë vebndit. Pas tragjedisë Zyrine ende donte të mbante premtimin e tyre. Ajo veshi fustanin e bardhë dhe lexoi premtimet dhe vendosi unazën në gishtin e tij.
Martesa padyshim nuk mund të shpallet e vlefshme sepse nënshkruesi tjetër i “kontratës së dasmës” nuk është më gjallë. Sipas avokatit Randy Arreola, edhe pse ceremonia u zhvillua nga një prift, martesa me një person të vdekur nuk mund të regjistrohet dhe nuk do të jetë e ligjshme. /abcnews/al