Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manchester City tremb Juven, gati 40 milion € gati për yllin e Atalantës

schedule11:40 - 5 Mars, 2021

schedule 11:40 - 5 Mars, 2021

Robin Gosens është një nga lojtarët më të kërkuar të Atalantës. Anësori i krahut të majtë, edhe pse luan si mbrojtës, ka shënuar 7 gola në Serie A dhe Interi prej kohësh ka shprehur interes për të.

Së fundmi nga Italia është raportuar se edhe Juventusi kërkon ta transferohet yllin e skuadrës nga Bergamo. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë pas zërave të fundit që pas Gosens është vënë edhe Manchester City.

Atalanta kërkon të paktën 40 milion euro për shërbimet e mbrojtësit dhe për “Qytetarët” një shifër e tille nuk duket një pengesë e madhe, ndaj edhe priten zhvillime të tjera nga kjo pistë merkatoje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!