Klea Huta emocionon me fjalët për 9 mujorin e lindjes së Krid-it

schedule07:28 - 5 Mars, 2021

schedule 07:28 - 5 Mars, 2021

Klea Huta dhe Elgit Doda mirëpritën frytin e tyre të dashurisë vitin e kaluar. Që prej asaj kohe ata kanë dhuruar mjaft momente të këndshme krah vogëlushit që e kanë pagëzuar me emrin Krid. Ndonëse dy prindërit e rinj publikojnë shpesh postime, ata janë treguar të rezervuar përsa i përket portretit të tij.

Krid po rritet dita ditës dhe ka nisur të hedhë hapat e parë. Këtë moment të këndshëm nuk mund të shpëtonte pa u filmuar nga mami Klea për ta publikuar më pas në rrkete sociale.  “Më lër të të dua edhe pak më shumë, para se të mos jesh më i vogël.”, shkruante Klea pak javë më parë.

Ndërkohë, tashmë Krid është bërë 9 muajsh dhe për të festuar Klea ka ndarë një pikturë të fotos së saj me të birin në krahë, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë prekëse: “Bota ime sot 9 muajsh. Aq muaj sa e mbajta në barkun tim.”, shkruan këngëtarja krahas postimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!