Real Madridi është gati të bëjë një mega-ofertë për sulmuesin e PSg, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez është vendosur të shitet nga PSG në fund të sezonit nëse nuk arrijnë ta bindin atë për të nënshkruar kontratën e re.
Klube të mëdha europiane janë të interesuara të nënshkruajnë me Mbappe dhe ndër më të interesuarit janë Liverpool dhe Real Madrid. Gjatë merkatos së verës, klubi spanjoll është i gatshëm të ofrojë deri në 150 milionë euro për Mbappe.
Sidoqoftë, financimi i çdo marrëveshje do të varet nga Reali, nëse gjen një klub të gatshëm të paguajë 100 për qind të pagës së Gareth Bale. Uellsiani aktualisht është i huazuar tek Tottenham, ku paga e tij është ndarë midis dy klubeve.
Spurs nuk janë të interesuar të paguajnë më aq shumë për të dhe mënyra e vetme që Reali mund të gjejë hapësirë për të përmbushur kërkesat e Mbappe, prej 30 milionë euro në vit, nëse do heqin Bale nga lista e pagave. /abcnews.al

