Lajme jo të mira për Koeman, heroi i Kupës rrezikon duelin me PSG

schedule14:42 - 4 Mars, 2021

schedule 14:42 - 4 Mars, 2021

Lajme jo të mira për Ronald Koeman. Trajneri i Barcelonës me shumë mundësi do ta humbasë sërish Gerard Pique, pasi qendërmbrojtësi përveç golit të shënuar e mbylli duelin e djeshëm kundër Sevillas edhe me një dëmtim paksa serioz.

Ishte pikërisht spanjolli heroi i katalanasve në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, sepse falë golit të tij në minutat e fundit të takimit Barcelona mundi të shkojë në shtesë e më pas të realizonte dhe golin e tretë që e dërgoi në finalen e madhe.

 

Mësohet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave veterani. Me shumë mundësi, ai do të humbasë sfidën e kthimit me PSG-në në Champions, çka do të ishte një mungesë shumë e madhe për blaugranat. Në ditët e ardhshme pritet që Piqeu t’iu nënshtrohet testeve të tjera, për të mësuar saktësisht shkallën e dëmtimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!