Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka rrëfyer Rita Ora takimin e parë me artisten e saj të preferuar, Madonna-n.
E ftuar në emisionin “Tonight Show Starrring Jimmy Fallon”, ajo e ka cilësuar takimin pak të sikletshëm.
Rita tregoi se njohja me Madonna-n ndodhi teksa ishte duke u marrë me një fushatë veshjesh për këngëtaren e hitit “Vogue”.

“Më duhej të shkoja dhe të merrja frymë në tualet para se ta takoja atë. Kjo ndodhi në fillimet e mia në karrierë. Dhe unë po merresha me një fushatë për Madonna-n, një linjë veshjesh… pastaj ajo erdhi më takoi dhe unë e adhuroja dhe thjesht nuk mund të mbushesha me frymë.
Pastaj Madonna erdhi tek unë dhe më tha ‘Kjo nuk është jeta ime, le të ulemi poshtë’ dhe ma bëri me shenjë që të uleshim në dysheme. Dhe unë mendoja me vete ‘Çfarë, çfarë po ndodh?’. Dhe kështu bëmë. Unë thashë me vete çfarëdo që të thotë do e bëjmë”, rrëfeu Ora duke qeshur.
Më tej, këngëtarja foli për albumin e saj, “Bang”, duke theksuar se është krijuar gjatë kohës që ajo ka qenë e karantinuar./abcnews;.al


