Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Memelli: Disa lojtarë duhet të bënin më shumë, asgjë nuk ka mbaruar

schedule15:36 - 3 Mars, 2021

schedule 15:36 - 3 Mars, 2021

Skënderbeu doli pa pikë nga sfida shtëpiake me Kastriotin. Miqtë fituan 0-1, rezultat që mban ekipi korçar në vend të fundit në Superiore. Trajneri i bardhekuqve, Migen Memelli foli për Supersport për ndeshjen e sotme, ku ndër të tjera tha:

“Është humbje që vret dhe u duk edhe në fytyrat e futbollistëve. Nuk mund të ul motivimin te ta sepse ka ende kampionat dhe do vazhdojmë derisa të na e lejojë matematika, kampionatit nuk i dihet. Është një humbje që vjen në moment shumë kritik. Përveç asaj të Rrapaj, në pjesën e parë nuk gjuajtëm në portë.

Na mungoi qartësia në lojë. Ata janë lojtarët e mi dhe jam krenar që i kam. Disa prej tyre mund të kishin marrë më shumë përsipër. Nuk bëmë mirë në fazën e mbrojtjes dhe lojtarët nuk po e përballonin dot ndeshjen. Nga skuadra e vjetshme ka pak lojtarë dhe shumica kanë ardhur rishtazi.

Janë pa eksperiencë, me përjashtim të Zguros, që u nervozua sot dhe nuk deshëm ta rrezikojmë dhe e lamë pushim. Ne do vazhdojmë me këta lojtarë, asgjë s’ka mbaruar. Hyra në dhomë pas ndeshjes, i pashë me kokë poshtë, por asgjë nuk ka mbaruar”, u shpreh Memelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!