Cammarata: Pikë e mirë, Partizani ekip i madh. Mbijetojmë nëse luajmë si sot

schedule15:27 - 3 Mars, 2021

schedule 15:27 - 3 Mars, 2021

Apolonia e mbylli në barazim 1-1 takimin shtëpiak përballë Partizanin. Një rezultat që gëzon Fabrizio Cammaratën, trajnerin e skuadrës fierake, i cili shfaqet besim plotë në Supersport, duke theksuar se Apolonia do të qëndrojë në Superiore nëse luan në këtë mënyrë.

Jam i kënaqur me barazimin, luajtëm ndaj një ekipi të madh. Djemtë luajtën një ndeshje shumë të mirë. Ishim në avantazh, donim shumë të fitonim, por jemi të kënaqur edhe me barazimin.

Duhet t’i marrim të gjithë ndeshjet si finale, të tentojmë të fitojmë sa më shumë pikë. Nëse luajmë si sot, e arrijmë objektivin për të qëndruar në Superiore.

Fitorja na mungon, edhe pse tentuam sot të fitonim. Skuadra është e gjallë, dëshiron të arrijë objektivin mbijetesë. Fitorja do të vijë nëse vazhdojmë të luajmë kështu si sot.

Ndërrimet? Ata që u futën bënë ndeshjen e tyre, luajtën mirë. Kemi nevojë për të gjithë, kështu që jam i kënaqur. Më vjen keq për golin e pësuar, pretendoj se ishte një rivënie anësore në favorin tonë“, përfundoi Cammarata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!