Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili ka përplasur për vdekje këmbësorin Rushit Rusi, 69 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur dy dit më parë në në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
LEXO EDHE: Automjeti përplas për vdekje këmbësorin tek rruga e Arbrit, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. D., 24 vjeç, banues në Zerqan, Bulqizë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.03.2021, në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al