“Duhet mentalitet fitues”, Josa: Laçi luan fort, mungon vetëm Ibraimi

schedule12:41 - 2 Mars, 2021

schedule 12:41 - 2 Mars, 2021

Kukësi sfidon nesër skuadrën e Laçit, në atë që mund ta quajmë edhe derbi i veriut. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri i Kukësit, Mirel Josa.

“E vlerësojmë maksimalisht Laçin për atë që ka bërë deri më tani. Skuadra jonë dha njëfarë shkëndijë në Durrës pavarësisht se nuk fituam. U munduam të luajmë futboll të mirë si në sulm dhe në mbrojtje. Mungon Ibraimi, që është pezulluar me kartonë, pjesa tjetër është e gatshme.

Finalizimi? Nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga mesfushorët, duhet të jemi më këmbëngulës në zonën e kundërshtarit. Laçi nuk luan ashpër, por luan fort futboll. Nga skuadra ime dua që të luajë mirë edhe kur nuk e ka topin në dispozicion.

Kush arrin më shpejt te topi, ka më shumë mundësi të fitojë ndeshjen. Vendi i tretë? Do mundohemi ndeshje pas ndeshje. Skuadra ka kapacitet, do vetëm ndryshim mentaliteti. Edhe në Durrës nuk shkuam për barazim. Në 10 minutat e fundit të dy skuadrat mund të fitonin, nuk ndodhi.

Edhe në këtë ndeshje barazimi ndihmon skuadrat e tjera. Për sa kam ardhur unë Ibraimi nuk ka luajtur numër 10, pavarësisht se e ka në shpinë. Ka luajtur sulmues dhe është shprehur mirë aty. Për mua çdo lojtar që e ka topin në zotërim është organizator i skuadrës”, u shpreh Josa. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!