Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që ndodhet klubi, rënia në Bundesliga 2 është thuajse e sigurt.
Javën e shkuara ata u mundën me “manita” nga Suttgart dhe pas saj u shkarkua trajneri Christian Gross, i cili qëndroi vetëm pak muaj në krye të skuadrës. Ai ishte i katërti trajner i Schalke 04 në këtë sezon.
Ndërkohë nga Gjermania raportojnë se një shqiptar ka ndikuar shumë në largimin e trajnerit Gross. Mësohet se Shkodran Mustafi dhe Sead Kolasinac kanë udhëhequr “revoltën” e lojtarëve për shkarkimin e trajnerit Gross. /abcnews.al