Leontina Nikaj
Frekuentimi i Bibliotekës, për studiuesit, por jo vetëm është i domosdoshëm. Poetin Xhevahir Spahiu dita e lindjes e gjen mes librave pikërisht në sallën shkencore të bibliotekës duke shfletuar, periodikun e gazetës “Drita”.
Edhe pse periudhe pandemie ardhja në bibliotekë është e domosdoshme për këta studiues pasi shumë periodikëve dhe librave që ju nevojiten nuk mund të dalin nga Biblioteka Kombëtare.
Megjithatë edhe frekuentimi i bibliotekës online është shtuar ndjeshëm në periudhën e pandemisë, rreth 500 lexues në muaj janë shënuar vetëm për muajin janar./ Abcnews.al