Japoni, tajfuni më i fuqishëm në 25 vite vret 6 persona dhe plagos 160 të tjerë

schedule20:45 - 4 Shtator, 2018

schedule 20:45 - 4 Shtator, 2018

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 160 të tjerë mbetën të plagosur nga tajfuni i fuqishëm që ka goditur Japoninë. Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim dhe kanë zhvendosur rreth 1 milionë banorë.

Japonia është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet, duke shkaktuar të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 160 të lënduar. Tajfuni i emërtuar “Jebi” preku zonat perëndimore të vendit, duke sjellë shi të dendur dhe erëra deri në 172 km / h. Në Osaka Bay shtyu një çisternë karburanti drejt një ure dhe në Kioto, një çati e një stacioni hekurudhor u shemb. Zyrtarët urdhëruan më shumë se një milion njerëz në zonat e prekura që të evakuoheshin duke lënë shtëpitë e tyre mes paralajmërimeve për dallgë të larta, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Tajfuni ka lënë tashmë rreth 1.6 milionë banorë pa energji elektrike dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim në zona të sigurta.

Tajfuni fillimisht preku në ishullin Shikoku të martën pasdite dhe më pas lëvizi përmes ishullit kryesor të Japonisë, Honshu. Stuhia pritet të dobësohet ndërsa do të drejtohet nga veriu. “Jebi” është tajfuni i parë i klasifikuar si “shumë i fuqishëm”, nga agjencia meteorologjike e këtij shteti që prej tajfunit që vrau 48 persona në 1993.

Ndërkohë, qindra mijëra fluturime, linja treni dhe metroje janë anulluar. Uji ka mbuluar të gjithë pistat e ngritjeve dhe uljeve në aeroportin e Osakës. Gjithashtu edhe biznese të shumta janë mbyllur. Kryeministri Shinzo Abe mbajti një mbledhje emergjence dhe i bëri thirrje popullit “të veprojë për të mbrojtur jetët e tyre”. Japonia goditet shpesh nga stuhi të fuqishme dhe këtë verë ka kaluar një mot shumë ekstrem. Në korrik nga përmbytjet e mëdha, më të këqijat në dekada, humbën jetën mbi 200 persona. Më pas shumë të tjerë vdiqën për shkak të valës së të nxehtit ekstrem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!