Pas miratimit të vaksinës J&J në SHBA, kompania do të prodhojë 20 milion doza të vaksinës Covid-19 në mars dhe 100 milion doza deri në qershor, tha Dr. Paul Stoffels, zyrtari kryesor shkencor i kompanisë.
“Kjo është një vaksinë me një dozë të vetme, kështu që 100 milion qytetarë amerikanë do të jenë në gjendje të vaksinohen para verës me vaksinën tonë,” tha ai për CNN, duke shtuar se kompania po prodhon sa më shumë që të mundet.
Stoffels gjithashtu konfirmoi se Johnson & Johnson është duke shqyrtuar mundësinë e një doze përforcuese, e cila do të ndihmojë në ruajtjen e imunitetit deri në 12 muaj./abcnews.al