Deputeti Kujtim Gjuzi në interpelancën e kësaj të hëne të kërkuar në kuadër të protestave të ndodhura për vrasjen e Klodjan Rashës në tetor të 2020 është shprehur se polici është një person pa dokument përkatës.
Ndër të tjera ai ka kërkuar që testi i drogës të bëhet dhe për të gjithë deputetet, dhe nëse ka përdorues të tillë s’ka vend në atë institucion.
“2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës“, është shprehur Gjuzi.e.su./abcnews.al