Barcelona është në një moment delikat. Më 8 mars do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe si favorit shikohet Joan Laporta, i cili mendohet se ka edhe mbështetjen e Lionel Messit.
Jo vetëm kaq, pasi në media është shkruar se argjentinasi i ka dhënë edhe fjalën ish-presidentit të katalanasve që nëse fiton do të qëndroje te Barcelona.
https://twitter.com/goal/status/1366289574343954439?s=20
Së fundmi ka zhvillime të tjera në lidhje me pankinën. Ronald Koeman rrezikon të largohet nga drejtimi i skuadrës së La Liga dhe nga Franca raportojnë se një kandidat i mundshëm për ta pasuar është Mikel Arteta.
Spanjolli ka qenë ndihmës i Pep Guardiola te Manchester City dhe sa duket te Barcelona mendojnë se Arteta mund të rikthejë stilin e lojës së Pep. /abcnews.al