Gjërat e çuditshme që mund të bëni me tharësen e flokëve

schedule19:30 - 28 Shkurt, 2021

schedule 19:30 - 28 Shkurt, 2021

Tharësja e flokëve është një nga mjetet themelore të një gruaje dhe në fakt është më e dobishme sesa mendoni.

Përveç tharjes së flokëve të lagur, ekzistojnë disa përdorime alternative në shtëpi që e bëjnë më të lehtë jetën e përditshme.

Shihni disa prej tyre:

  1. Thani thonjtë

Ndizni tharëse flokësh në ajër të ftohtë dhe lëreni të fryjë mbi manikyrin e thonjve që keni vendosur. Ata do të thahen shumë më shpejt sesa të presin me duart e lidhura.

  1. Largoni pluhurin e tastierës së kompjuterit

Është një objekt që nuk mund të pastrohet shumë lehtë. Megjithatë, me tharëse flokësh mund të hiqni pluhurin në mënyrë efektive.

  1. Hiqni ngjitësit

Tharësja e flokëve do t’ju ndihmojë të hiqni lehtësisht afishe nga një produkt i ri që sapo keni blerë. Hapeni në ajër të nxehtë dhe kthejeni atë drejt ngjitëses. Do të dalë shumë më lehtë.

  1. Hekuroseni shpejt

Nëse keni një veshje pak të zhubravitur dhe nuk keni kohë ta hekurosni, përpiquni ta varni dhe hapni tharëse flokësh drejt saj për një kohë. Bën mrekulli.l.k/abcnews.al