Atalanta reagoi pas humbjes me Real Madrid në mesjavë. Ekipi bergamask triumfoi 0-2 në fushën e Sampdorias dhe përkohësisht ndan vendin e tretë me Juventusit në Serie A (kampionët kanë luajtur një ndeshje më pak).
Robin Gosens shënoi golin e dytë të ekipit të tij, por mendjen e ka te dueli i kthimit me Real Madrid. “Los Blancos” fituan 0-1 në Bergamo, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 16 mars në kryeqytetin spanjoll.
26-vjeçari gjerman nuk është dorëzuar dhe beson se Atalanta do të arrijë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. “Gabuam në 20 minutat e para sot, kryem disa gafa individuale, por për fat të mirë nuk pësuam gol.
Më pas e rritëm ritmin dhe filluam të luajmë më mirë. Në pjesën e dytë dominuan dhe e merituan fitoren. Reali? Ne besojmë te kualifikimi, edhe pse humbëm në shtëpi.
Ndeshjen e shkatërroi arbitri, por do të shkojmë në Madrid me besim të madh. Duam të japim një sinjal që edhe ne jemi një skuadër shumë e fortë“, përfundoi Gosens, një ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës së Gasperinit. /abcnews.al