Tajfun në Japoni, erërat arrijnë shpejtësinë prej 200 km në orë

schedule16:30 - 4 Shtator, 2018

schedule 16:30 - 4 Shtator, 2018

Japonia është prekur nga tajfuni Jebi që nga metereologët cilësohet si më i fori i 25 viteve të fundit. Në perëndim të vendit janë evakuuar mbi 300 mijë banorë në një kohë që erërat arrijnë një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.

Tajfuni Jebi i cilësuar nga metereologët japonezë si më i forti i 25 viteve të fundit ka prekur territorin e Japonisë perëndimore mëngjesin e sotëm, duke sjellë me vete reshje të dendura dhe erëra që arrijnë një shpejtësi prej 216 kilometrash në orë. Para mbërritjes së tajfunit, autoritetet vendore kanë dhënë urdhër për evakuuimin e më shumë se 300 mijë banorëve. Metereologët paralajmërojnë se do të ketë përmbytje dhe rrëshqitje dherash, ndërsa deri tani janë regjistruar 1500 raste të ndërhyrjes së zjarrfikësve në zonat e prekura.

Tajfuni ka shkaktuar problem në transport ku më shumë se 600 fluturime janë anuluar. Ndërsa shërbimi hekurudhor është pezulluar në disa zona. Kryeministri japonez Shinzo Abe auloi një udhëtim pune brenda vendit për të qenë në krye të shtabit të emergjencave duke kërkuar që të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktimat. Japonia perëndimore është prekur nga tajfune të ndryshme në verën e 2018-s. Bilanci i viktimave nga përmbytjet në korrik flet për 220 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!