Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rrëshenit, ku për pasojë humbi jetën një person. Gazetari Gjergji Figuri raporton për abcnews.al se viktimë ka mbetur Armand Xhaferri 33 vjeç.
Në aksident janë përfshirë tre makina, dy mjete te vogla dhe një trajler. Fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tip BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 33-vjeçari, drejtuesi i BMW, i cili ishte i vetëm në makinë. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se përplasja ka qenë tepër e fortë.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalim i gabuar i BMW-së dhe është përplasur kokë më kokë me trajlerin.
Burime bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në makine pas përplasjes së fortë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al