Qeveria malazeze ka pranuar propozimin e Partisë Socialdemokrate në pushet për votimin e një resolute që do të anulonte vendimin e asamblesë së Podgoricës në 19118-n. Sipas këtij vendimi territori i vendit iu bashkangjit Serbisë.
Partia Socialdemokrate malazeze në pushtet ka propozuar një rezolutë në parlament për anulimin e vendimeve të asamblesë së Podgoricës në 1918-n. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase. Sipas interpretimeve të qeverisë aktuale malazeze dhe disa historianëve, asambleja e madhe kombëtare e popullsisë serbe në Maln e zi në 1918-n, e njohur si asambleja e Podgoricës u mblodh në kundërshtim me kushtetutën e atëhershme të vendit si dhe ligjeve tij.
Në 26 nëntor të 1918-s asamblea vendosi që sheti i Malit të zi të mos ekzistonte, dhe territori i tij ti bashkangjitej Serbisë dhe popullsia të bëhej serbe. Qeveria në Podgoricë këmbëngul se vendimi i asamblesë anuloi ekzistencën e një vendi sovran të njohur ndërkombëtarisht e që kishte kushtetutën dhe ligjet e tij, si dhe një qeveri e sistem drejtësie./abcnews.al