Një grua rreth të dyzetave doli e tërbuar nga makina duke i bërtitur dy të rinjve ndërkohë që nxorri telefonin për t’i telefonuar policisë.
“Çfarë ke që gjithë rrugës më ndjek, i bie borisë dhe më bën me drita nga pas?!”, pyeste e tërbuar gruaja, ndërkohë që dy të rinjtë tentonin t’i shpjegonin se si qendronte çështja, raporton abcnews.al.
Në fund, pasi mbaroi së foluri, dy të rinjtë, njëri prej të cilëve edhe po filmonte, i shpjeguan se kishte gruaja kishte hequr tubin e pompës së karburantit duke e tërhequr zvarrë.
E turpëruar, gruaja iki menjëherë nga vendi i ngjarjes duke futur shpejt e shpejt në makinë tubin e pompës së karburantit që kishte shqyer disa kilometra më tej. /abcnews.al