Muçi: Kam dy ëndrra. Unë Messi i Legias? Trajneri po bënte shaka

schedule17:51 - 25 Shkurt, 2021

schedule 17:51 - 25 Shkurt, 2021

Ernest Muçi është pritur shumë mirë te Legia dhe klubi ia ka bërë të gjitha “adetet” për ta konsideruar si një afrim të madh. Sot ish-talenti bardheblu iu përgjigj pyetjeve të fansave në rrjetet sociale përmes një “video live” në Instagram.

“Momenti më i bukur në karrierën time ka qenë derbi i vjetshëm ndaj Partizanit (5-1), unë shënova dhe stadiumi ishte plot. Cristiano Ronaldo është një nga më të mirët e historisë, në basketboll më pëlqen LeBron James.

Basketbolli ishte loja që më pëlqente kur isha i vogël, tani e luaj në videogame, por futbolli është dashuria ime. Shqiptarët janë shumë të sjellshëm dhe kanë dëshirën të të ndihmojnë gjithmonë. Nuk po mendoj për kombëtaren, thjesht mendoj të bëj më të mirën dhe më pas të shohim.

 

Tifozët më të mirë në Shqipëri janë ata të Tiranës. Janë të çmendur. Po, trajneri më tha Messi i Legias, me siguri po bënte shaka. Te kombëtarja, Igli Tare ka qenë një lojtar shumë i mirë. Unë si Lewandowski? Do të jetë shumë e vështirë, thjesht dua të bëj më të mirën time.

Kam shënuar disa gola me goditje dënimi, por do përpiqem të bëj më mirë dhe të shënoj më shumë. Lwandowski është më i miri në Poloni. Mund të luaj në çdo pozicion në sulm, i përket trajnerit zgjedhja.

 

Ëndrra ime është të luaj në skuadrat më të mëdha në Europë dhe të shkoj sa më larg me kombëtaren time. Kam luajtur që 5 vjeç futboll dhe më ka udhëhequr pasioni dhe dashuria për të. Te Legia ka shumë lojtarë të aftë me topin dhe mendoj se do të jetë e lehtë të përshtatem këtu”, tha Muçi mes të tjerash. /abcnews.al