Torino është një nga klubet më të prekura nga Covid-19. Plot 8 ka shkuar numri i të infektuarve tek ekipi ku luan Mërgim Vojvoda.
Shtatë janë futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik. Situata e vështirë tek Torino ka detyruar Ligën Italiane të shtyjë sfidën e programuar për ditën e nesërme kundër Sassuolos.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 17 mars. Në rrezik është edhe përballja e ditës së martë kundër Lazios në “Olimpico” (18:30). /abcnews.al